Mitrovica si Teksas: Rrahje e grabitje me kallashnikov në pikë të ditës në Mitrovicë/ Policia pa deklaratë për rastin

Mitrovica veçse ka filluar të kthehet dalëngadalë në Teksasin kosovar.
Një video që ka rrjedhur në rrjete sociale, e xhiruar gjatë stinës së dimrit në Mitrovicë është prej dëshmive më të kjarta të kësaj gjendjeje, shkruan Mitropol.
Në këtë video shihet se si disa persona të armatosur tentuan të kryenin një grabitje të armatosur në mes të ditës.
Për më keq, ngjarja u zhvillua në qendër të qytetit, në rrugën kryesore.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të rinjtë e armatosur me kallash në dorë futen me vrap në veturë për të ikur nga vendngjarja.
Pas tendencës për grabitje, ata raportohet të jenë përplasur edhe fizikisht me disa persona.
Ende nuk dihet nëse Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për rastin./Mitropol/







