
Mitrovica është kthyer në një mini-Texas kosovar. Çdo ditë policia raporton për krime të shumta të regjistruara.
Një rast i cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ është regjistruar dje në raportin 24 orësh të Policisë, shkruan Mitropol.
“Dy dëshmitarë meshkuj kosovarë kanë njoftuar se dy predha të armës kishin rënë në vendparkim në lokacionin e lartëcekur.”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar nga rasti.
Lidhur me rastin njësia e forenzikës ka konfiskuar dy predhat. Rasti mbetet nën hetime.







