
Rastet e reja me Covid kanë filluar të shënojnë rritje në nivel vendi. Veç sot në Kosovë u shënuan 33 raste të reja me Covid-19 nga 3.058 testime gjithsej.
Vatër e rasteve të reja me Covid po del të jetë qyteti i Mitrovicës, pasi 11 nga 33 rastet e sotme u shënuan në këtë qytet, njofton Mitropol.
Edhe për 8 rastet e reja me variantin Omicron të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë, 4 rezultuan të ishin nga Mitrovica ndërsa 4 të importuata nga jashtë.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 371, ndërsa sot nuk u shënua asnjë vdekje, por me ardhjen e mërgatës ka filluar edhe rritja e numrit të rasteve me Covid.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës, gjersa deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Mitropol/
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB








