Premium Store
02LAJME

Mitrovicasi arrestohet natën e Bajramit, u kap me inspektorët pasi e larguan nga rruga

Mbrëmë për shumë qytetarë ishte festë. Por jo edhe për një shitës ambulant nga Mitrovica, shkruan Mitropol.

Kjo pasi ai u arrestua nga Policia e Kosovës për shkak se e kishte kanosë verbalisht një inspektor të tregut në Mitrovicë, për shkak se ai kishte dashur ta largojë atë nga rruga pasi ka qenë shitës ambulant.

Aurora Group

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nexhip Dragaj” ku zakonisht organizohet tregu dhe mblidhen shitësit ambulantë, gjersa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nexhip Dragaj, Mitrovicë 08.07.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë verbalisht viktimën mashkull kosovar inspektor i tregut në Mitrovicë. Viktima ishte kanosur nga i dyshuari për shkak se ai kishte dashur ta largojë atë nga rruga pasi ka qenë shitës ambulant. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Koha