
Policia e Kosovës ka shoqëruar një burrë nga Mitrovica nën dyshimin për ushtrim dhune ndaj gruas së tij, shkruan Mitropol.
Ngjarja është raportuar rreth orës 12:00 të së shtunës.
I dyshuari është intervistuar në stacionin policor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.






