02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi Edmond Latifi pretendon se është sulmuar fizikisht nga një polic në stacionin policor

Një qytetar nga Mitrovica, Edmond Latifi, pretendon se është sulmuar fizikisht nga një polic në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut, më 13 tetor.

Market Florenti
Roadside

Për këtë rast qytetari ka dorëzuar ankesë në Inspektorat Policor të Kosovës (IPK), të cilët e kanë konfirmuar për KALLXO.com se e kanë pranuar këtë ankesë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Rasti ndodhet në Departamentin e Hetimeve dhe është në fazën fillestare të hetimit”, janë përgjigjur nga IPK dhe nuk kanë dhënë më shumë informacione.

Ndërsa, nga rajoni i Policisë në Mitrovicë të Jugut kanë thënë se i kanë shqiptuar kundërvajtje qytetarit për shkak të sjelljeve të tij dhe se ky rast do të procedohet edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Rasti sipas qytetarit, ka ndodhur më 13 tetor rreth orës 02:15, në rrugën “Shala e Bajgorës”, ku ai është ndaluar nga një patrullë policore.

Sipas Latifit, ai ka kryer nevojën fiziologjike në rrugën “Shala e Bajgorës” dhe për këtë policët e kanë shoqëruar në stacion policor.

Pasi kanë arritur në stacion policor, Latifi ka treguar se e kanë dërguar në një dhomë të errët, ku polici e ka pyetur dhe kontrolluar se a ka telefon apo jo dhe pas kësaj e ka sulmuar.

“Ma hini njëhere me dorë të djathtë (në fytyrë) me krejt fuqinë sa ka pas, mandej edhe një me dorë të majtë edhe më shtyjti tha – ‘ulu’”, është deklaruar Latifi për KALLXO.

Foto: Edmond Latifi, ku pretendon se është sulmuar
Foto: Edmond Latifi, ku pretendon se është sulmuar

Përveç kësaj, ai ka thënë se ky polic e ka sharë përderisa i ka kërkuar të ulet për të dhënë deklaratë në lidhje me rastin për të cilin e kanë ndaluar.

Për shkak të kësaj gjendje, Latifi pasi është liruar nga stacioni ka shkuar në emergjencë për kontrollë mjekësore.

Për këtë ai posedon raport mjekësor dhe ka shtuar se pasi është kontrolluar, mjeku e ka njoftuar Policinë dhe të njëjtit kanë shkuar në emergjencë, nga ku e kanë dërguar Edmond Latifin prapë në stacion.

Më tej, Latifi ka rrëfyer se kur i ka pyetur policët për identitetin e tyre, ata janë prezantuar dhe në fund i kanë thënë – “shihemi kur të duash”.

Këtë herë kur është dërguar në stacion, ai është shprehur se nuk i është dhënë mundësia të ankohet për sjelljen e policit.

Mirëpo, Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut e kanë mohuar se nuk i kanë dhënë mundësinë të ankohet dhe nuk janë përgjigjur për sjelljen e policëve apo sulmin e policit.

“Policia e Kosovës i ka ofruar palës në këtë rast dhe prindit të tij gjatë prezencës (i cili është paraqit më vonë në stacionin policor), për mundësinë e paraqitjes së ankesës nëse ka ndonjë pakënaqësi, por të njëjtit nuk kanë deponuar ndonjë ankesë në polici me arsyetimin se do të paraqiten ditën e nesërme”, kanë shkruar në përgjigjen e tyre Policia.

Lidhur me këtë përgjigje të Policisë, Latifi ka thënë për KALLXO.com se policët gjatë asaj kohe i kishin thënë që do të japësh deklaratë, mirëpo që ai nuk iu kishte besuar pasi asnjëri nga ta në momentin që është sulmuar fizikisht nga polici nuk kanë reaguar.

Për shkak të rastit, Latifi ka bërë të ditur se ka pranuar ndihmë psikologjike nga psikologu, pasi nuk ndihet mirë.