
Një ngjarje e sulmit ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Andri Dinan”, në veri të Mitrovicës në ora 02:30 të natës, njofton Mitropol.
Sipas raportit të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë.
“Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendi të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Mitropol/








