Dukato 2
02SPORT

Mitrovicasi Jon Misimi nga Klubi i Notit Mitrovica fiton medaljen e argjendë në një garë ndërkombëtare në Kumanovë

Klubi i Notit Mitrovica dje mori pjesë në Garën Ndërkombëtare të Notit “KUMANOVO SWIM 2023” ku pjesëmarrës ishin 22 klube nga katër shtete, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia.

Klubin e Notit “Mitrovica” në garë e përfaqësuan Zarife Selmani, Drin Zeneli, Akil Gela dhe Jon Misimi.

London

Jon Misimi arriti që në disiplinën 50m bretkosë në kategorinë fillestar të fitoj vendin e dytë medaljen e argjendë.

Qyteti i Mitrovicës ka shumë talentë në sportin e notit, por shqetësuese është mos funksionimi i pishinës së qytetit dhe se shumë fëmijë të talentuar janë shuar dhe të tjerë po vazhdojnë të shuhen në mungesë të funksionimit të pishinës së qytetit.

Klubi i Notit “Mitrovica” falenderoi garuesit që po na bëjnë krenarë me sukseset si dhe prindërit për mbeshtetjen që po i japin klubit./Mitropol/

Aquapark 2