
Një qytetar në veri të Mitrovicës është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi në çantat e tij i janë gjetur 11,327 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, shkruan Mitropol.
Arrestimi ka ndodhur në ora 10:48 në rrugën “Lole Ribar” në veri të Mitrovicës.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Mitropol/








