Dukato 2
02LAJME

Mitrovicasi kërcënohet me mesazh: Hek dorë prej k*rvës më të madhe, se të kushton me jetë

Një i ri nga Mitrovica ka denoncuar në Polici një rast të kanosjes, pasi ka pranuar në telefonin e tij disa mesazhe kërcënuese nga një person i panjohur.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur 25-vjeçari teksa po qëndronte në shtëpinë e tij ka marrë mesazhe elektronike me përmbajtje shqetësuese për të. Një person i panjohur i është drejtuar atij me fjalët “Zoti të përpjeku me k*urvën më të madhe të Gjilanit, heq dorë prej saj se të kushton me jetë”.

Premium Store

Kjo bëri që ai menjëherë të denoncojë rastin në Polici, duke deklaruar se nuk i di arsyet përse iu dërgua një mesazh i tillë e as nuk e njeh personin që e nisi atë.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’.

Active