
Edon Maxhuni po shkëlqen në EuroBasket 2025, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rrezikshëm jashtë vijës së trepikëshit.
Me një përqindje të jashtëzakonshme prej 57,1%, Maxhuni është aktualisht shënuesi më i saktë nga distanca në të gjithë turneun.
Performanca e tij e ka bërë lider të padiskutueshëm në këtë aspekt, duke sjellë spektakël me “treshat” e tij vendimtare dhe duke u kthyer në armën kryesore të Finlandës në ndeshjet e deritanishme.
Ky sukses e konfirmon edhe një herë rolin e Maxhunit si një prej basketbollistëve shqiptarë më të spikatur në arenën ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve në mbarë Evropën.








