Mitrovicasi Nderim Saraçi hyri në histori pasi u bë kosovari i parë që përfaqësoi Kosovën në kampionat botëror të shahut

Nderim Saraçi është mitrovicasi që ka përfaqësuar Kosovën në kampionatin botëror të shahut, shkruan Mitropol.
Saraçi, ka hyrë në histori për faktin se bëhet kosovari i parë që merr pjesë si përfaqësues i shtetit në kampionat botëror të shahut.
Në këtë kampionat ai morri pjesë në garën Blic dhe Rapid.
Në garën Blic ku pjesëmarrës ishin 179 shahist, zuri vendin e 82 , ndërsa në garën ku Rapid ku ishin pjesëmarrës 176 shahist, doli i 135-ti. /Mitropol/








