
Mitrovicasi Xhavit Beqiri, me ndihmën e shokut të tij, Kujtim Ala, ka strehuar në shtëpinë e tij një dhi dhe një kingj që i kanë ikur dikujt prej qytetarëve mitrovicas, shkruan Mitropol.
Beqiri theksoi se sapo mori lajmin se pranë shkollës “Migjeni”, gjinden këto dy kafshë të pastrehuara, bashkë me shokun e tij shkuan dhe i morën për t’i strehuar.
Beqiri, përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga pronari i kafshëve që të vij dhe t’i marrë ato në shtëpinë e tij.
Postimi i plotë:
Unë dhe Kujtim Ala ( Gjavolla ) duke punuar në oborrin tim, një shokë më lajmërojë se te shkolla Migjeni gjenden kjo Dhi dhe ky Edhë, Kujtimi i morri dhe i strehum në oborrin tim deri sa të lajmërohet pronari.
Personi që lajmërohet si pronari i tyre duhet ta ketë me vete letërnjoftimin për arsye se unë nuk kam si ta vërtetojë se cili është pronari i tyre.
Shpresojë të lajmërohet pronari.







