Mitrovicasit e bëjnë krenarë qytetin edhe në sportin e Biliardos, KB Trepça ekipi më i mirë në Kosovë në këtë sport

Mitrovicasit po vazhdojnë të tregojnë suksese në sporte të ndryshme në Kosovë, shkruan Mitropol.
Së fundmi suksesi i sportistëve mitrovicas u pa edhe në sportin e biliardos, ku KB Trepça u shpall si klubi më i mirë i biliardos në Kosovë.
Përveç kësaj, Federata e Biliardos në Kosovë shpalli lojtarin e KB Trepça, Labinot Markaj, si lojtarin më të mirë të këtij sporti në Kosovë. /Mitropol/







