Medi
02LAJME

Mitrovicasja sfidohet t’ia lyej shpinën një djali të panjohur në ‘Aqua Park’, ja si reagoi ai

Florentina Osmani nga Mitrovica është treguar tejet e guximshme në një sfidë që pati në transmetim direkt në një emision të televizionit Klan Kosova.

Si pjesë e një loje me disa shpërblime, ajo u sfidua t’ia lyente shpinën me kremë kundër diellit një djali të panjohur që do zgjidhte në pishinë, shkruan “Mitropol”.

Dukato 1

Emisioni u realizua në ambientet e pishinës “Aqua Park”, ndërsa për fatin e vajzës mitrovicase, djaloshi mërgimtar nga Suedia që ajo i kërkoi t’ia lyente shpinën për ta fituar shpërblimin doli mjaft i kuptueshëm dhe kështu i hapi rrugën asaj për ta fituar një aparat për kafe.

”Shumë faleminderit për dhuratën, po besoj që e meritova. Ishte pak e vështirë, e sikletshme.”, u shpreh vajza e re e cila u nda e kënaqur me shpërblimin e fituar./Mitropol/

Premium Store