Premium Store
02KOSOVËLAJMESHNETA

Mitrovicasve që u shpërtheu bombola në shtëpi iu dogjën duart dhe fytyra, dërgohen për QKUK tek kirurgu plastik

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Bajr të Mitrovicës, rast ky për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.

Burime të “Mitropol” njoftuan se tre persona familjarë të moshës madhore kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i kësaj bombole.

London

Të tre personat e lënduar janë bartur në Spitalin e Mitrovicës ku po marrin tretman pas lëndimeve të pësuara.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha tha për “Mitropol” se tre personat që pësuan lëndime nga shpërthimi i bombolës janë jashtë rrezikut për jetë.

“Kanë pësuar lëndime në fytyrë e duar por janë jashtë rrezikut për jetë. Kanë nevojë për konsultë me kirurgun plastik andaj do të dërgohen në QKUK për trajtim, pasi që në spitalin e Mitrovicës nuk ka kirurg të tillë”, tha Berisha për “Mitropol”.

Rasti u konfirmua për “Mitropol” edhe nga zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.”, tha ai.

Zahiti konfirmoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Weelnes