Active 2
LAJME

Mitrovicë e Veriut: Mbyllen përkohësisht disa objekte të paregjistruara pas aksioneve inspektuese

 

Gjatë një aksioni të përbashkët të Drejtorisë së Inspektimit dhe inspektorëve sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbyllur përkohësisht disa lokale gastronomike, ordinanca dentare, ambulanca gjinekologjike dhe poliklinika të paregjistruara në Mitrovicën e Veriut, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Kontrollet janë zhvilluar gjatë dhe jashtë orarit zyrtar, përfshirë inspektime në orët e vona të natës. Janë konstatuar parregullsi serioze, përfshirë mungesën e lejeve, kushte të papërshtatshme pune dhe raste kur mjekët banonin në të njëjtat ambiente ku ofronin shërbime.

Gjithashtu janë konfiskuar edhe produkte jo të rregullta, si dhe është urdhëruar legalizimi dhe adaptimi sanitar i menjëhershëm i objekteve.

Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të përdorin vetëm objekte të regjistruara nën mbikëqyrje institucionale për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Active