Medi
02

Mitrovicës i shtohet edhe një hafiz i Kur’anit, hafiz Muhammed Morina përfundon memorizimin

Sot, Mitrovicës i është shtuar edhe një hafiz i ri i Kur’anit, njofton Mitropol.

Bëhet fjalë për Muhammed Morinën, i cili sot ka përfunduar memorizimin e plotë të librit të shenjtë të myslimanëve.

Dukato 1

Lajmin për këtë e dha miku i tij, Kushtrim Isufi.

Postimi i plotë:

Elhamdulilah!
Sot zemrat tona u gëzuan me lajmin e bukur se shoku ynë, Muhammed Morina, e ka përfunduar memorizimin e plotë të Kur’anit.

Allahu e bekoftë, ia bëftë Kur’anin dritë në zemër, udhëzim në rrugë, mbrojtje në dunja dhe ndërmjetësim në ahiret.

Urime Hafiz Muhammed!
Allahu e shtoftë numrin e hafizëve në vendin tonë!

Koha