
Tërmetet e para gjashtë ditëve në Turqi kanë shkaktuar shumë humbje jete njerëzish dhe lëndime tek të mbijetuarit, shkruan “Mitropol”.
Në mënyrë që t’ua shpëtojnë jetën njerëzve që kanë pësuar lëndime, mjekët në Turqi po punojnë me orë të tëra pandërprerë.
Ata po konsiderohen heronjtë e padukshëm të tërmetit, pasi në kushte shumë të vështira, brenda të njejtës sallë po kryejnë nga tri operime njëherësh.
“1 salle 3 operacione. Heronjte e padukshem te termetit. Foto e derguar nga nje koleg ne Turqi”, ka shkruar urologu dr. Ajet Xhafa në një postim në Facebook duke ndarë fotografi nga salla.









