Premium Store
02LAJME

Mjekët në Skënderaj protestuan 20 minuta pasi një familjar i pacientit e sulmoi kolegun e tyre

 

Mantelbardhët kanë protestuar sot para Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Skënderaj.

London

Në këtë mënyrë ata shprehën shqetësimin për sulmin ndaj një kolegu të tyre, më 15 mars, nga familjari i një pacienti.

Si pasojë e sulmit fizik, një infermier mori ndihmë mjekësore.

Shqetësuese për ta është edhe fakti se me situata të ngjashme po përballen edhe kolegët e tyre në gjithë Kosovën.

Ndërsa, nga policia për rajonin e Mitrovicës thanë se kanë arrestuar një person për këtë rast. I njëjti, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Premium Store