Premium Store
02

Mjeshtri Bahtir me vëllain e tij përsëri sanojnë dëmtimin e rrugës kryesore në Kçiq

Pak kush nuk e njeh Bahtirin, mjeshtrin e njohur në Kçiq të Madh, i cili përveç punës së palodhshme dhe profesionale, njihet si bëmirës edhe humanist i madh.

Ai kohë më parë, ka rregulluar një dëmtim gropë të madhe përpara hyrjes së shkollës “Bislim Imeri”, ku është udhëkryq edhe ku automjetet duke u shmang gropës, shpesh pengonin dhe rrezikonin për aksidente.

Medi

Ai sikur në sanimin e kaluar, edhe sot, ndonëse në mot të ftohët edhe të vështirë për punë jashtë, ka inicuar pastrimin, përgatitjen edhe mbylljen e gropës e cila u krijua pas shirave të javës që shkoi dhe që rrezikonte edhe këmbësorët edhe automjetet.

Prandaj Bahtiri meriton një falënderim të madhe nga të gjith ngasësit e automjeteve edhe bashkëbemdësit për punën e vazhdueshme edhe aktivizmin në të mirë të fqinjëve të vetë.

 

Premium Store