LAJME

MSNBC: Gabimi i rëndë i Prokurorit që ndiqte Thaçin në Hagë mund t’i kushtojë rëndë Amerikës

Mediumi i madh amerikan, MSNBC, ka shkruar në lidhje me një gabim të mundshëm të bërë nga Prokurori Special Jack Smith e që mund të ketë pasoja të rënda për demokracinë amerikane.

“Çfarëdo pritjeje që ish-presidenti Donald Trump do të gjykohet mbi akuzat për çështje kriminale para zgjedhjeve preliminare presidenciale të vitit 2024 mund të jenë fundosur nga një gabim taktik i Prokurorit Special Jack Smith.”ka shkruar qysh në paragrafin e parë Michael Conway për këtë uebsajt.

Market Florenti

Për çka është fjala?

Sipas një raportimi nga The New York Times, ekipi i Smithit – që kishte qenë kryeprokuror në Gjykatën Speciale në Hagë – e kishte hetuar me rigorozitet mbledhjen e fondeve miliona dollarëshe nga Trump, që ishte bërë gjoja për të financuar përpjekjet e tij për të zbuluar mashtrimin në zgjedhjet e vitit 2020.

Siç shkruan MSNBC, ky mund të jetë gabimi i madh që mund ta çojë në shtyrje gjithë rastin, çka do t’i jepte Trumpit mundësinë që të garonte.

“Duke dështuar të mbante një sy te kalendari, Smithi mund të ketë prishur gjasat e tij që ta mbante Trumpin përgjegjës para se votuesit të shkojnë në qendra votimi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024,” – vijon më tej artikulli.

Trumpi është nën hetime nga prokurorë të ndryshëm, dhe tashmë është paditur në Manhattan për falsifikimin e regjistrave të tij biznesore.

Por, hetimet federale të Smithit duhej të ishin të një rëndësie primare.

Conway megjithatë shkruan edhe për një tjetër problem me këtë rast.

“Duke devijuar burimet dhe fokusin prokurorial, Smithi po ashtu ka tejkaluar fushëveprimin e autoritetit që i është mveshur atij nga Prokurori i Përgjitshhëm Merrick Garland. Pavarësisht sa i fuqishëm mund të jetë mashtrimi eventual, ky hetim nuk është brenda mandatit të Smithit për të htuar ndërhyrjen në bartjen e pushtetit, trazirat e 6 janarit apo keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara,” – shprehet ai.

Kujtojmë se Jack Smith kishte dhënë dorëheqje si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në nëntorin e vitit të kaluar.

Kujtojmë se Donald Trump tashmë ka shpallur kandidaturën e tij për t’u bërë president i ShBA-ve, ashtu siç ka bërë edhe presidenti aktual amerikan Joe Biden./Nacionale/

Premium Store