Active 2
02LAJME

Musliu: Po bëhen 55 orë që policët kanë mbetur pa ndërrim në Jarinje, po u përfundojnë rezervat ushqimore

Kryetarja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura.

Ajo ka thënë se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinje.

Aurora Group

Musliu ka thënë se policëve në veri përveç rraskapitjes po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.”, ka shkruar ajo.

Premium Store