
Naim Hajrizi ka qenë dhe mbetet njeriu që ishte pjesë e sukseseve më të mëdha të KB Trepça. Ai me vite ka qenë lojtari më i mirë në basketbollin kosovar.
Gjithashtu Naim Hajrizi, ka qenë shumë i angazhuar edhe në pavarësimin e sportit në vitet më të vështira, vitet e 90-ta.
Si basketbollist ishte shpallur dy herë kampion në vitet e pasluftës me KB Trepça, duke qenë ndër më të merituarit.
Poashtu në sukseset e KB Trepça, në vitin 2012, ku mitrovicasit fituan titullin dhe Kupën e Kosovës, Naim Hajrizi, ishte pjesë e “Xehtarëve” në kryesi të klubit./Mitrosport/








