Active 2
02KULT'ARTLAJME

Nata e parë e festivalit Çaj Fest në Vushtrri mbledh një numër të madh të qytetarëve në sheshin e qytetit

Në Vushtrri mbrëmë edhe zyrtarisht ka nisur festivali i çajit në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Festivali Çaj Fest, po organizohet nga organizata Power of Mind, një organizatë që vepron në qytetin e Vushtrrisë.

Active

Në kuadër të natës së parë të festivalit, u panë një numër i madh i qytetarëve të cilët morën pjesë në këtë organizim.

Çaj Fest do të jetë i hapur në datat 24,25 dhe 26 Dhjetor 2021.

Duhet theksuar se organizatorët kanë njoftuar se mjetet që do të mblidhen për Festivalin e Çajit do të përdoren për të blerë mjete didaktike dhe teknologjike për fëmijët me nevoja të veqanta, të klasës së bashkangjitur në Shkollën Ali Kelmendi./ Mitropol/

Koha