Medi
LAJME

NATO ngrit urgjentisht në ajër avionët luftarakë

Për shkak të intensitetit të sulmeve ruse mbi Ukrainën, komanda operacionale e Polonisë njoftoi se avionët luftarakë të NATO-s, u ngritën urgjentisht në ajër.

Kjo sipas një deklarate zyrtarë të NATO-s, ndodhi shkaku i sulmeve ruse mbi objektet në territorin e Ukrainës.

Tripika

“Në lidhje me sulmin e Federatës Ruse që po kryen goditje mbi objektet në territorin e Ukrainës, aviacioni polak dhe aleat ka filluar të operojë në hapësirën tonë ajrore. Komandanti operacional i forcave të armatosura ka aktivizuar të gjitha forcat dhe burimet në dispozicion. Çiftet e avionëve luftarakë në gatishmëri janë ngritur në ajër, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe ato të zbulimit me radar kanë arritur nivelin më të lartë të gatishmërisë.”, thuhet në deklaratë.

Një avion luftarak F-16, i furnizuar nga Perëndimi për Ukrainën, u rrëzua gjatë një operacioni të ashpër kundër më shumë se 500 sulmeve raketore të forcave ruse, duke shkaktuat humbjen e pilotit të njohur si hero, nënkolonel Maksym Ustimenko.
Piloti Ustimenko kishte arritur të rrëzonte shtatë objektiva ajrore, para se të goditej. Ky rrëzim po merret si një prej arsyeve të angazhimit të avionëve në fjalë.

Kjo ngritje e avionëve tregon përshkallëzimin e tensioneve si dhe pasqyron angazhimin e NATO-s për ta ndihmuar Ukrainën në përballje me Rusinë./Mitropol/

(Fotografia është përdorur për ilustrim/NATO)

Pellini