
Në nderim të veprave dhe misionit që kishte afaristi i ndjerë Ahmet Zariqi i cili ndërroi jetë JAV; më parë, familja e ngushtë e tij kanë vendosur që aktivitetin e tyre humanitar ta formalizojnë dhe nderojnë me emrin e familjarit të tyre.
Ky fondacion do të quhet “Ahmet Zariqi”, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit të cilët kanë shkruar se ky fondacion do të funksionoi mbi parimet dhe virtytet e të ndjerit.
“Si qëllim kryesor i këtij fondacioni do të jetë bamirësia. Ndihma për familjet në nevojë, përkrahja e fëmijëve për shkollim, si dhe mbështetja e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive.” ka shkruar Ximi Zariqi, i biri i të ndjerit Ahmet Zariqi.
Familja Zariqi dhe i ndjeri Ahmet Zariqi për vite me rradhë kanë dhënë një kontribut të pashoq humanitar duke u shtrirë dorën e ndihmës të gjithë atyre që kanë pasur nevojë për ndihmë./Vushtrria Online








