Ndërprerje e përditshme e ujit në rrugën “C” në Prishtinë – banorët ankohen për vështirësi në mes të vapës

Banorët e rrugës “C” në Prishtinë po përballen me mungesë të ujit tash e disa ditë, ndërkohë që temperaturat e larta të verës po e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e kësaj situate, shkruan Mitropol.
Sipas tyre, ndërprerjet po ndodhin çdo ditë dhe zgjasin për disa orë, shpesh pa asnjë paralajmërim.
Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për mungesën e ujit.








