Pellini
LAJME

Ndizen sirenat, një shpërthimi i fuqishëm dridh Kievin

Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë para pak minutave afër stacionit hekurudhor në Kiev.

Janë rikthyer shpërthimet në kryeqytetin e Ukrainës. Ekipet e CNN raportojnë sirenat e sulmit ajror dhe një shpërthim të madh ndërsa bie nata në Ukrainë Ekipet e CNN në terren po dëgjojnë sirenat e sulmit ajror në Odessa dhe Uman, Ukrainë.

Tripika

Dhe vetëm pak çaste më parë, ekipi në Kiev dëgjoi një shpërthim të madh. Është e paqartë vendndodhja e saktë e shpërthimit. Shpërthimi u dëgjua pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit, tha këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës Anton Herashchenko në një postim në mediat sociale, raportoi Reuters.

“Një sulm i fuqishëm me raketë që goditi afër stacionit të trenit të Kievit mund të ketë ndërprerë furnizimin me ngrohje qendrore në pjesë të kryeqytetit ukrainas, ka thënë një këshilltar i ministrisë së brendshme. Kyiv aktualisht po përjeton temperatura të ulëta.Shpërthimi u raportua pak para orës 19:00 dhe goditi një zonë afër ku mijëra ukrainas po evakuohen me tren”, shkruan Skynews.

Një dëshmitar i Reuters në Kiev gjithashtu raportoi se kishte dëgjuar shpërthimin, duke vënë në dukje se shpërthimi bëri që toka të dridhej. Dita e sotme sipas autoriteteve ukrainase ka qenë më e qetë se një ditë më parë, ndërkohë, duket se bombardimet janë rikthyer në mbrëmje.

Premium Store