Premium Store
02LAJME

Ndodhë edhe kjo në Vushtrri: Hajni futet në taksi, i hedh sprej në sy pasagjerëve, ua vjedh 2500€

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë dje, shkruan Mitropol.

“Dy burra kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taksi, gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale”, njofton Policia e Kosovës.

Weelnes

Më pastaj hajni në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar gjersa rasti mbetet në hetime./Mitropol/

Premium Store