
Ndryshojnë terminet e ndeshjeve te Pro Credit Superligës për shkak që palestrat në Pejë, Prizren e Gjakovë vazhdojnë të mos jenë në dispozicion të klubeve.
Kështu të dielën do të zhvillohen tri duele, dy prej tyre në “13 Qershori” në Therandë.
Ndeshja në mes të Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit starton nga ora 16:00, ndërsa nga ora 19:00 zhvillohen dy përballje tjera.
Vëllaznimi – Trepça zhvillohet në “Minatori”, ndërsa Bashkimi – Rahoveci në “13 Qershori” në Therandë.
Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Borës mbetet të zhvillohet të hënën nga ora 19:00







