
Igballe Islami do jetë drejoresha e re e Drejtorisë së Financave në Komunën e Mitrovicës, njofton ekskluzivisht Mitropol.
Javën e kaluar Mitropol raportoi se në këtë pozitë pritej emërimi i Ukshin Rrecajt, emër ky që ishte konfirmuar për Mitropol nga burime të sigurta.
Mirëpo gjatë kësaj jave ka pasur një ndryshim në matematikat e planifikimet brenda ekzekutivit, andaj Hamza ka vendosur që në këtë pozitë ta emëroj asambleisten Igballe Islami.
Ndryshe, kryetari Bedri Hamza pritet t’i bëj të ditur emrat e të gjithë drejtorëve nesër./Mitropol/







