Medi
02

Në 23 vjetorin e rënies shfaqen filmat dokumentarë për Latif Berishën e Agim Hajrizin në kullën e Kadri Kadriut

Atdhetarët e shquar mitrovicas, Prof. Latif Berisha dhe aktivisti i shquar i çështjes kombëtare, Agim Hajrizi janë përkujtuar në 23 vjetorin e rënies së tyre sot, shkruan Mitropol.

Në përkujtim të tyre u organizua shfaqja e dy filmave dokumentarë të përgatitur nga Umbrella Group “Tri Gota” me regjisor, Faton Haxhimehmetin dhe dokumentrari “Kur Agoi” me regji të Besnik Zogajt, ku flitet për jetën dhe veprën e dy aktivistëve të mëdhenj që pati Mitrovica.

Premium Store

Shfaqja e dokumentarëve u bë në kullën e piktorit të ndjerë, Kadri Kadriu në lagjen Kroi i Vitakut.

FOTO: Mitropol

Të pranishëm në shfaqje janë kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi me aktivistë politikë nga dega, ish-nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, qytetarë mitrovicas e aktivistë të shoqërisë.

FOTO 2-3: MITROPOL

Dokumentarin “Kur Agoi” mund ta ndiqni këtu:

KUR AGOI ( Filmi dokumentar kushtuar “Agim Hajrizit”)

KUR AGOI ( Filmi dokumentar kushtuar “Agim Hajrizit”)

Së bashku i mbajmë të gjalla kujtimet dhe veprën e atyre që ja u kemi borxh lirinë.

Posted by Mitropol on Wednesday, March 24, 2021

Dokumentarin “Tri Gota” mund ta ndiqni këtu:

TRI GOTA ( Filmi dokumentar kushtuar “Latif Berishës”)

TRI GOTA ( Filmi dokumentar kushtuar “Latif Berishës”)

Së bashku i mbajmë të gjalla kujtimet dhe veprën e atyre që ja u kemi borxh lirinë.

Posted by Mitropol on Wednesday, March 24, 2021

Premium Store