Në dy minare të xhamive në Izmir të Turqisë u lëshua një këngë e Bülent Ersoy pas orës 22:00

Në dy minare në fshatin Torbali të Izmirit tri netë më parë u dëgjua kënga “Yüzünü göremem” e këngëtares Bülent Ersoy, e njohur si diva e skenës turke, njofton Mitropol.
Siç kanë bërë të ditur nga Myftinia e Izmirit, dikush është futur në sistemin e zërimit të xhamisë, duke lëshuar këngë në megafonët e minares.
Të njejtit kanë njoftuar se është filluar me hetimet për identifikimin e personave përgjegjës për këtë akt.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ayrancılar në xhaminë Yunus Emre dhe Xhaminë Qendrore të Ayrancılar, gjersa kënga është ndalur për një kohë të shkurtë pas ndërhyrjes së personave përgjegjës./Mitropol/








