Premium Store
02SPORT

Në kohë rekord shiten biletat për ndeshjen e KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina

 

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur të ura e Ibrit sot në Mitrovicë, për të marrë një biletë për ndeshjen Trepça-Prishtina.

Tripika

Në ora 10:00 biletat dolën në shitje, por ato u ‘avulluan’ në një kohë rekord.

Te KB Trepça pas shitjes së të gjitha biletave, kanë dalur me një komunikimin në rrjetin e tyre, duke paralajmëruar se janë shitur të gjitha biletat dhe se mos të bien pre e biletave ilegale me çmime më të shtrenjta.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar tifozë.
Të gjitha biletat për ndeshjen me Sigal Prishtinën janë shitur.
Ju lutemi të mos bëheni pre e keqpërdoruesve që mund të ofrojnë biletat për çmim më të lartë.
Stërshitja e biletave është vepër e dënuar me ligj.
Ju faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Koha