
Gjatë ditës së sotme kanë filluar të mbjellurat pranverore, shkruan Mitropol.
Drejtori Ferdi Kadriu ka dalur në mbështetje të fermerëve mitrovicas.
Ai sot ka qëndruar në Kçiq të madh ku ka parë nga afër punën e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
FILLUAN TË MBJELLAT PRANVERORE NË MITROVICË 🙌
Sot kam vizituar fermerët 🧑🌾 Kadri Sylejmani në Frashër dhe Rexhep Pllana në Kçiq të cilët filluan me të mbjellat pranvore, konkretisht kultivimin e patatës. 🥔
Komuna e Mitrovicës, Drejtoria për Bujqësi 🚜 dhe Zhvillim Rural 🏕 do të vazhdoj të mbështes me të gjithë kapacitetin e tyre fermerët 🧑🌾 të cilët merren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. 🥔🧄🌽
Ne duam që nëpërmjet krijimit të politikave dhe mbështetjeve të ndryshme të ndikojmë në rritjen e atyre që punojnë tokat 🧑🌾 dhe në këtë mënyrë ngrisin ekonomi familjare si dhe ofrojnë produktet e tyre për konsum në tregun vendor. 🤝








