Medi
02LAJME

Në Mitrovicë hapet panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve

Në Mitrovicë është hapur panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve të grave fermere dhe atyre që merren me punë artizanale.

Këtë panair e ka vizituar edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, të cilët e kanë lavdëruar punën e grave fermere në kultivimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe artizanateve.

Medi

Ndërsa drejtori për BZHR, Ferdi Kadriu, ka thënë se ky panair është tepër i rëndësishëm sepse po bëhet promovimi i produkteve vendore të cilat kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e bujqësisë.

Ai më tutje ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të bëjë gjithçka që është e mundur që rrisë subvencionimin e fermerëve dhe nxitjen e prodhimeve bujqësore në fshatrat e Mitrovicës.

Koha