
Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, sot është mbatur edicioni i 40-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Cicërrimat buzë Ibrit”.
Në mesin e shumë pjesëmarrësve, i pranishëm ishte edhe nënkryetar i komunës, Arian Tahiri, si dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.
Festivali, “Cicërrimat buzë Ibrit”, është një projekt tradicional që organizohet nga Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës në përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Mitrovicës.
Drejtoresha artistike e këtij festivali, Lirije Halili Koshi, pasi ka falënderuar për pjesëmarrje përfaqësuesit e komunës, ka shtuar se në edicionin e 40-të të festivalit, fëmijet do të performojnë vlera artistike nga kompozitorët e tekstshkruesit më të njohur.







