
Sot para Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tunelin e Parë është mbajtur aktiviteti i edukimit shëndetesor dhe promovimit të shëndetit “KARVANI SHËNDETSOR- PërSHËNDETje”, i cili është organizuar nga “OJQ Mundësia” me mbështetje nga Drejtoria për Shëndetësi, QKMF dhe AQH.
Personeli i QKMF-së ka ofruar informata të rëndësishme mbi shëndetin sikurse janë:
1. Prezantimi i faktorëve të rrezikut të sëmundjeve jo ngjitëse dhe Fushatës “PërSHËNDETje”
2. Ekspozimi ndaj tymit të duhanit
3. Rreziqet e dietës ushqimore dhe parandalimi i këtyre rreziqeve
4. Konsumi i alkoolit
5. Aktiviteti fizik
Profesionistet shëndetësor të QKMF-së në Mitrovicë, ofruan shërbime shëndetësore profesionale: duke caktuar Indeksin e Masës Trupore (BMI), matjen e tensionit dhe dhënien e këshillave për një stil të shëndetshëm jetes.
Poashtu është mbajtur një program argëtues nga animatorët për të vegjlit të cilët ishin prezent.