Premium Store
02KOSOVËLAJME

Në Mitrovicë mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit

Duke filluar nga objekti i Komunës së Mitrovicës, për të vazhduar në sheshin “Isa Boletini”, e deri tek sheshi “Adem Jashari”, sot është mbajtur marshi tradicional për luftimin e kancerit të gjirit, në kuadër të aktiviteteve të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në këtë aktivitet simbolik morën pjesë, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, z. Fahri Shabani, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Igballe Islami, asamblistë komunal, përfaqësues nga QKMF-ja, Policia, OJQ, si dhe nxënësit e stafi i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.

Active

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me QKMF-në, Grupin e Grave Asambliste dhe në koordinim me institucionet dhe organizatat e tjera që veprojnë në komunën tonë.

Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me institucionet e ndryshme gjatë këtij muaji ka realizuar aktivitete të shumta me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe diagnostifikimin e tij me kohë.

Active