Aurora Group
02LAJME

Në praninë e nënkryetarit Arian Tahiri dhe deputetit Armend Muja u përkujtua masakra e tregut në Mitrovicë

Sot në Mitrovicë janë përkujtuar viktimat e masakrës së tregut që ndodhi 23 vite më parë, ku në tregun kryesor të qytetit, forcat serbe sulmuan me minahedhës tregun i cili ishte përplot me njerëz.

Përfaqësues të institucioneve komunale në krye me nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri, deputeti i Republikës së Kosovës, Armend Muja, familjarë të martirëve si dhe familjarë të viktimave u tubuan në vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar këtë ditë.

Market Florenti

Kjo ditë nuk duhet harruar asnjëherë, por duhet të kujtohet përgjithmonë në mënyrë që gjeneratave të reja tu tregohet për veprimet barabare të armikut ndaj popullit tonë të pafajshëm”, është shprehur nënkryetari Tahiri.

Si pasojë e hedhjes së granatës, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq, ndërsa lëndime të rënda morën 128 shqiptarë.

Premium Store