Në shkollën “Ismail Qemali” në Mitrovicë 7 arsimtarë rezultojnë pozitiv, Drejtoria e vazhdon mësimin fizikisht

Virusi Covid-19 ka prekur me të madhe edhe nxënësit e shkollës model në Mitrovicë “Ismail Qemali”, shkruan Mitropol.
Sipas burimeve të Mitropol, një numër i madh i nxënësve dhe arsimtarëve kanë rezultuar pozitiv me virusin aktual.
Ndonëse janë paraqitur numër i madh i rasteve, Drejtoria e shkollës nuk ka marrë vendim që procesi mësimor të bëhet në formatin online, por të vazhdohet fizikisht.
Në formatin online sipas burimeve kanë kaluar disa klasa, nxënësit e të cilave janë prekur nga virusi.
Ani pse 7 arsimtarë kanë rezultuar pozitiv dhe të gjithë kanë pasur kontakt me nxënësit formati i mësimit vazhdon të mbetet fizikisht. /Mitropol/








