Në xhaminë Karamanllë në Vushtrri, nga kjo e premte do të organizohet edhe falja e dytë e xhumasë

Këshilli i bashkësisë islame në Vushtrri ka bërë të ditur se nga kjo e premte do të bëjë organizimin e faljes së dytë të xhumasë, njofton Mitropol.
Xhumaja e dytë do të falet pas xhumasë së parë, pra, rrjedhimisht nga ora 13:15, në xhaminë Karamanllë.
Këtë njoftim Bashkësia Islame- Vushtrri e ka bërë përmes faqes së tyre në facebook.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri njofton të gjithë besimtarët se, duke filluar nga kjo e xhuma (26.11.2021), në xhaminë Karamanllë do të organizohet edhe falja e xhumasë së dytë. Falja fillon nga ora 13:15.








