Nën qeverisjen e Ferit Idrizit, shëndetësia në Vushtrri me skandale e gjoba deri 5000 euro

Qeverisja e Ferit Idrizit po akuzohet për degradim të sistemit shëndetësor.
Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar gjoba ndaj QKMF “Safet Idrizi” në Vushtrri si dhe ndaj Drejtoreshës së QKMF-së, Naile Xhaka, shkruan Mitropol.
Bazuar në gjetjet e bëra, gjobat janë shqiptuar për shkak të disa shkeljeve të bëra përfshirë mospërputhje të raporteve për numrin e vaksinave, pra në mungesë 200 vaksina si dhe drejtoresha për shkelje të dispozitave ligjore në lidhje me raportimin e të dhënave statistikore shëndetësore.
Ndaj QKMF-së është shqiptuar gjoba në vlerë 5000 euro, ndërsa ndaj drejtoreshës 500 euro.








