Nëna e Hashim Thaçit mbush 88 vjet – Fondacioni publikon mesazhin emocional

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar një fotografi dhe një mesazh dedikuar nënës së ish-presidentit të Kosovës, Hyrë Thaçit, e cila ka mbushur 88 vjet, shkruan Mitropol.
Në njoftim, fondacioni thekson pritjen emocionale të nënës Hyrë për të marrë urimin nga djali i saj, Hashim Thaçi, i cili tash e pesë vjet ndodhet në paraburgim në Hagë.
Në mesazh, përveç ndjesive personale, theksohet edhe krenaria e saj për të birin, duke e cilësuar atë si një figurë historike.
” Nëna Hyrë që mbushi 88 vjet, me padurim e priti urimin e djalit të saj, Hashimit, i cili në këto pesë vjetët e fundit e uroi vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve nga burgu i Hagës”, thuhet tutje në postimin e fondacionit.







