
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar ditën e 11 shtatorit 2025, rreth orës 14:00, në komunën e Zubin Potokut, ku një fëmijë i mitur ka mbetur viktimë e keqtrajtimit nga nëna e tij, shkruan Mitropol.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, e dyshuara ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj, duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Menjëherë pas denoncimit, njësitë policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar palët në stacionin policor.
Në konsultim me prokurorin e rastit, është marrë vendimi që pas intervistimit, nëna e dyshuar të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për ngjarjen do të vazhdojnë.
Ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje temën e ndjeshme të dhunës ndaj fëmijëve dhe nevojën për ndërgjegjësim shoqëror e institucional, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten. Organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve theksojnë se përveç procedurave ligjore, viktimave u duhet edhe përkujdesje psikologjike dhe mbështetje e vazhdueshme për të tejkaluar pasojat e dhunës./Mitropol/







