Medi
LAJME

Nënkryetari Arian Tahiri nderon mërgimtarin Zeqir Kurti – kontribues i çështjes kombëtare


Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar, Arian Tahiri, ka pritur sot në zyrën e tij Zeqir Kurtin, një kontribues të shquar në çështjen kombëtare, i cili jeton në mërgim, shkruan Mitropol.

Me këtë rast, Tahiri i ka ndarë atij një mirënjohje për kontributin e madh dhe të palodhshëm në diasporë, për ruajtjen dhe promovimin e frymës së atdhedashurisë ndër vite.

“Faleminderit baca Zeqir!” – është shprehur Tahiri në postimin e tij, teksa ka ndarë edhe disa foto me mërgimtarin.

Pellini