Aurora Group
02LAJME

Nënkryetari Arian Tahiri shpërndau dhurata për nxënësit e shkollave në Selac dhe Kaçanoll

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, sot ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kaçanollit” në fshatin Kaçanoll, si dhe shkollën “Bislim Halimi” në fshatin Selac të Mitrovicës.

Me këtë rast, ai është mirëpritur nga mësimdhënësit e këtyre shkollave me të cilët ka bashkëbiseduar për kushtet dhe vështirësitë që i kanë hasur ata përgjatë këtij viti.

Pellini

Gjatë këtyre vizitave nënkryetari Tahiri u ka shpërndarë dhurata të gjithë nxënësve për nder të festës së Vitit të Ri, duke u uruar atyre një vit më të mbarë dhe me plotë suksese të arritura.

Weelnes