Premium Store
02LAJME

Nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri mbrëmë doli në përkrahje të qytetarëve të bllokuar pas reshjeve të shiut

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë reshjet atmosferike ishin të shpeshta, shkruan Mitropol.

Një gjëne tillë ndikoi që disa familje në fshatrat e qytetit të bllokoheshin në shtëpitë e tyre.

London

Rasti i parë i cili kishte nevojë për intervenim ishte shënuar në fshatin Zhabar. Në intervenimin që e bën djemtë e klubit të zhytjes “Trepça”, prezent ishte edhe nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri.

Ai monitoroi nga afër intervenimet e zhytësve, ndërsa këta të fundit e falënderuan për përkrahjen. /Mitropol/

Premium Store