Medi
02LAJME

Nënkryetari i ri Tahiri: Sot Mitrovica ka kryetar që e përfaqëson edukatën, kulturën, intelektualizmin e mitrovicasve

Nënkryetari i ri i Mitrovicës, Arian Tahiri ka publikuar një foto në Facebook nga zyra e kryetarit, ku shihet me kryetarin e ri Bedri Hamza, shkruan Mitropol.

Ai ka shkruar se sot Mitrovica ka kryetar që e përfaqëson edukatën, kulturën, intelektualizmin e mitrovicasve, andaj u zotua se Mitrovica do të ketë përkujdesje, investime dhe punë, shumë punë, në shërbim të zhvillimit dhe të mitrovicasve.

Premium Store

Postimi i plotë:

Mitrovicas të dashur

Ne kemi nevojë dhe duhet të punojmë së bashku për të mirën e qytetit. Mitrovica ka nevojë për demokraci. Ka nevojë për paqe. Ka nevojë për punësim dhe për një ambient më të mirë për të jetuar.

Sot Mitrovica ka kryetar që e përfaqëson edukatën, kulturën, intelektualizmin e mitrovicasve.

Mitrovica do të ketë përkujdesje, investime dhe punë, shumë punë, në shërbim të zhvillimit dhe të mitrovicasve!

Bashkë do ta zhvillojmë Mitrovicën💚

Koha